Lajme te fresketa:

Vasili: Shqipëria në rrezik nga virusi i Priftit të Derrit. Të infektuarve u duket sikur kryeministri ofendon apo sikur Meta bën pazare

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Ministri ende i Shëndetshëm Petrit Vasili ka bërë të ditur se shqiptarët falë masave të qeverisë ja dolën të mos-prekeshin nga virusi i tmerrshëm i Gripit të Derrit. Ky ishte një sukses historik i kryeministrit Berisha i cili falë përvojës së tij të lashtë si doktor dhe përkushtimit personal shpëtoi miliona shqipëtarë.

Ndërkohë specialistët e kabinetit të Vasilit shprehen se vërtet i shpëtuan Gripit të Derrit por janë në alarm nga një virus i ri i quajtur Prifti i Derrit, i cili ka veti të reja pasi përvec pasojave vdekjeprurëse ai shkakton edhe halucinacione të shumëllojshme.

Sipas ministrit Vasili personat e prekur nga Prifti i Derrit shikojnë ngjarje të pandodhura dhe dëgjojnë fjalë të pa thëna.

Ky virus përhapet me anë të medias, televizionit, shtypit të pashtypur, fjalëve nëpër kafene, etj.

Deri tani evidentohen rreth 3.5 milionë shqiptarë të prekur nga Prifti i Derrit të cilët gjatë seancave diagnostikuese u duket sikur kanë parë shpërthime në Gërdec, përmbytje në Shkodër apo abuzime me rrugë kombi.

Nuk kanë qenë të paktë edhe të sëmurët që u duket sikur shohin video me ish-zv/kryeministrin Ilir Meta sikur ai po merrej me pazare hidrocentralesh.

Të tjerë pacientë që janë prekur nga sindroma e bllokut, u duket sikur shohin kudo zyrtarë që nxjerrin blloqe nga xhepat e xhaketave.

Disa të sëmurë të tjerë thonë se kanë dëgjuar edhe shifra por se 7% apo 6.66% nuk janë të sigurtë.

Akoma më rëndë janë disa të sëmurë të tjerë nga virusi i Priftit të Derrit të cilët thonë se kanë parë dhe dëgjuar kryeministrin Berisha të shajë dhe të ofendojë kreun e opozitës.

Madje edhe partitë politike rrezikohen nga virusi i Priftit të Derrit pasi nga LSI mund ti bëjë gjërat Lesh e Li

Ministri Vasili deklaroi se do të merren të gjitha masat për futur në karantinë të gjithë të prekurit nga Prifti i Derrit dhe të mbahen aty larg kontaktit me mediat e infektuara deri sa të gjëndet vaksina e duhur anti-Prift.

Ky proces do të zgjasë deri në shërimin e plotë të shqiptarëve nga virusi i Priftit të Derrit.

Vasili ka garantuar se vetë kryeministri Sali Berisha jo vetëm që do të kujdeset personalisht dhe vetjakërisht që procesi i vaksinimit të shkojë deri në fund.

“Nuk ka lindur ende ai njeri që do të ndërpresë këtë proces edhe sikur të ngrihen nga varri etërit dhe gjyshërit” tha prof.dr. Sali rroftë Berisha.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results