Lajme te fresketa:

Kryetari Lul: Me vrasjen e Gedaffit, Bashkia ime humbi nje mik te shtrenjte

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Forcat e ushtarëve rebele libianë pas luftimeve të ashpra kanë vrarë njeriun që udhëhoqi Libinë për më shumë se 40 vjet, kolonel Muamar Gedafin. Lajmi është konfirmuar edhe nga anëtarë të qeverisë së përkohshme libiane.

Ndërkohë që në mbarë Libinë kanë nisur festimet, në bashkinë e kryeqytetit shqiptar është mbajtur një minutë heshtje në nderim të mikut të afërt të kryetarit Lul.

Në një bisedë me stafin e tij kryetari Lul u shpreh se me vdekjen e Gedaffit, Bashkia ime humbi një mik të shtrenjtë dhe një partner strategjik, pasi sic dihej Luli dhe Gedaffi kishin shumë projekte të përbashkëta për zhvillimin e Tiranës.

Kryetari Lul kujton se në takimin që pati me Gedaffin në vitin 2008 i pati kërkuar udhëheqësit libian të përdorë influencën e tij për njohjen e Kosovës dhe nga vende të tjera të Kombeve të Bashkuara pasi Libia është anëtare e Këshillit të sigurimit.

Më tej kryetari Lul nuk mundi të vazhdojë rrefenjat pasi e mbuluan lotët dhe është futur në zyrën e tij por zëdhënësja Jorida Tabaku i ka komunikuar stafit se sapo kryetari Lul të marrë veten, do të kemi më shumë info rreth jetës dhe veprës së mikut të Shefit.

Në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak do të propozohen një sërë aktivitetesh në kujtim të Kolonelit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results