Lajme te fresketa:

Arben Imami - Jeteshkrimi

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Arben Imami

Minister i Mbrojtjes

Arbeni ose Beni i mamit, sic e therrisnin shoket u lind ne nje familje qytetare, ku menjehere ai ndjeu izolimin e diktatures prinderore, te cilet nuk e linin te dilte jashte te luante me shoket, nga frika se mos Beni merrte ndonje virus A1H1, ose sic njihej ne ate kohe gripi i derrit.

Femijet e tjere qe kishin qimen e derrit keshtu qe nuk ua ndjente per gripin e derrit, pikerisht per kete arsye e quanin Benin “cun mami”. Per tu treguar qejfin djemve te lagjes Beni, shkoj ne fshat bashke me xhaxhain e tij.

Aty ai u lidh me nje grup djemsh qe ishin te mbrojtur me idealet e lirise, demokracise dhe gjuetise se dhelprave, per te cilat sakrifikonin edhe strehen e ngrohte te familjes, duke fjetur jashte neper pyje.

Fale tyre Beni, mesoj jo vetem te ecte vete, por edhe te hante vete, te vishej vete, te pinte vete, madje edhe te ecte neper pyllin e lirise, ne ndjekje te kalit çil dhe kurtheve te dhelprave vete. Kjo ecuri e Benit nuk i pelqeu, kryetarit te djemve te fshatit, qe njihej me emrin Vaso, por te gjithe i therrisnin edhe “doktori”. Ai bashke me dhelpren donte ta trembte Benin e vogel, duke i marre kalin ne enderr. Pasi nuk ja doli dot, pasi kishte frike nga xhaxhai Benit, ai u mundua fillimisht ta ngaterronte me nje agjente te tij me gersheta, pastaj me nje volejbolliste nga Durresi.

Per ta eleminuar Benin qe tashme jo vetem ecte vete, por dinte ti binte edhe violincelit, “doktorri”, porositi njerin prej vartesve te tij qe ti rrembenin violincelin Benit artist dhe t’ia hidhnin ne det. Beni, si sypatrembur qe ishte ju fut detit ne kembe dhe ne vend qe te gjente violincelin, gjeti token e premtuar, Ameriken. Aty pasi hengri mire e mire, mori ca njohuri dhe iku, per ty kthyer serisht “ne rrugicat qe kerkonin drite”.

Meqenese Beni ishte djale sportiv, vishte gjithmone tuta dhe thoshte batuta, ju propozua qe te bashkepunonte tek kushtetuta. Ky liber qe kishte si bashkeautor edhe autorin e romanit te njohur “Sali Pashe Tepelena”, pati nje sukses te papare duke shitur me shume se dy milion kopje qe botimin e tij te pare. Me pas libri i njohur si ‘Kushtetuta” pati disa modifikime duke filluar qe nga ngjyra dhe ne disa fytyra, apo nene, por Benit tashme kjo nuk i interesonte me.

Pasi kishte provuar te ecte vete, rrugicave te qytetit, rrugeve te fshatit, sallave te koncerteve dhe pasi kishte notuar vete mes valeve kalteroresh, Beni vendosi te zbriste ne fushen e blerte. Ne nje ndeshje midis skuadres se djemve te fshatit dhe shokeve te tij te bllokut, te atyre qe e quanin “djale mami”, Beni u dallua jashtezakonisht shume ne mbrojtje, duke bere qe skuadra e tij te fitonte takimin edhe pse ne disavantazh golazh. Loja e mire ra ne sy edhe te kapitenit te kesaj skuadre, qe e kishte hedhur tutje pseudonimin “doktorri” dhe kishte filluar te perdorte pseudonimin “Kryeministri”.

Per kete arsye ai vendosi ta afronte afer tij “Benin qe ecte vete” dhe ta gradonte me graden me te larte “Minister i Mbrojtjes” dhe i caktoj atij nje detyre fisnike; te hapte sa me shume shkolla ne Afganistan, Irak, Ruanda etj, etj dhe te sillte ne universitet shqiptare sa me shume studente prej ketyre vendeve, duke cuar ne vend porosine e rilindasve qe “edhe drite e diturise perpara do te na shpjere”…


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results