Lajme te fresketa:

Sokol Olldashi - jeteshkrimi

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sokol Olldashi

Minister i Transporteve

Ne kinema sa po kishte dale filmi “arriten titanet”, kur ne kete jete arriti nje djale trim. Ngaqe nuk e quanin dot “titan”, sepse ne ate kohe sapo ishim prishur me ‘Titon”, prinderit vendosen ta quanin Sokol. Mbiemrin e mori gjate nje mbremje festive, kur ne shtepine e tij erdhi komandanti i njohur Sali Protopapa.

Saliu i kerkoj Sokolit qe te shkonte ti merrte dashin qe printe kopene, ose do ta quante doc i doceve. Koli nuk e dinte c’do te thoshte “doc i doceve”, por ja mori mendja se do te ishte dicka e keqe, prandaj shkoj me vrap tek kopeja dhe aty pyeti se kush komandon ketu. Aty mesoj se ne krye ishte nje “dash” punisto mafioz i cili nuk e kishte fare qejf komandant Saliun, pasi sipas tij ai nuk ishte gje tjeter vetem nje mashtrues.

Sokoli fillimisht donte ti thoshte komandant Saliut se “dashi” qe printe kopene jo vetem qe nuk pranonte te vinte ne tryezen e bisedimeve, por bente kakardhia dhe duke dashur qe ti nderpriste festen komandant Saliut, kerkonte qe ky ti hapte disa kuti. Sokoli si nje kreshnik i vertet vendosi qe fillimisht te perballej vete me “dashin”, duke e ftuar kete te fundit te perplasnin briret ne shesh te mejdanit, domethene ne Tirane.

Fatkeqesisht Koli nuk arriti ta fitonte dot kete beteje, dhe beri nje terheqje taktike. Duke pare se nuk ja dilte dot mbane balle per balle “dashit”, Sokoli filloj te ndiqte nje taktike tjeter. Fillimisht ai morri vendim qe ta izolonte “dashin” duke urdheruar rrezimin e tunelit te Thirres, ne menyre qe “dashi” te mos thirrte me kunder integrimit dhe liberalizimit te vizave me livadhet e BE-se, duke penguar keshtu livadhosjen e lire te njerezve dhe deleve. Me pas per ta nxjerre ‘dashin” ai vendosi te shtonte numrin e livadheve ne qender te Tiranes, duke prishur pallate me leje dhe duke realizuar endrren e kahershme te shokut me te ngushte te komandant Saliut, per kthimin e vendit ne nje bace me lule manushaqeje. Megjithe keto veprime perseri ai nuk arriti t’ia dergonte dot ne tryeze “kryedashin” qe printe kopene e opozites.

Per te mos u quajtur “doc i doceve” dhe per te mos prishur festen e mosliberalizimit te vizave te organizuar nga Komandant Saliu , Sokoli mblodhi te gjithe apo sic i thohet ne evropianisht “oll” dashet…Per kete arsye ai mori mbiemrin Olldashi dhe pergezimet e komandant Saliut, i cili jo vetem qe nuk e refuzoje dhuraten, por i dha edhe nje karrige prane vetes, pikerisht ate qe mbante poshte mbishkrimin ‘Minister i PPTT ( minster i prishjes se pallateve, tuneleve dhe trungjeve).  


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results