Lajme te fresketa:

Te perjashtme

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

NASDAQ ndryshon emrin në SALDAQ. Berisha: Dhiz iz a mirakllë

E-mail Print PDF

Endrra historike siameze e disa milione shqiptareve per te kqyrur kryeministrin Sali Berisha ne bursen e NASDAQ tashme eshte bere realitet. Ky premtimi me madhor i fushates qe nga viti 2005 qe u permbush me 20 Shtator me vullnetin e vete kreut te Keshillit te Ministrave.org

Qindra sms nga biznesmene amerikane ku Berisha lutej te vizitonte NASDAQ dhe ftesat  insistuese nga vete drejtuesit e burses e binden kryeministrin Sali te bente kete qoke meshire ku ne perfundim mbylli edhe bursen e cila nga gezimi i llahtarshem u mbyll me nje fitorje historike.

Pas largimit te kryeministrit Sali nga ambjentet e burses amerikane, bordi drejtues i NASDAQ ndikuar nga efekti cudiberes i Berishes, kane pleqeruar problemet e brendshme te burses, krizes boterore dhe ne fund te mbledhjes kane dale ne disa konkluzione.

NASDAQ i duhet nje drejtues qe di ti jap drejtim punes, nje njeri i sukseshem, praktik dhe mbi te gjitha person me ndergjegje dhe i ndershem. Pra bursa amerikane kerkon nje njeri qe punon shume dhe kerkon pak dhe ajo qe eshte me e rendesishme, te urreje korrupsionin dhe te kete prioritet rimekembjen e Amerikes.

Sukseset historike te liderrit siamez shqiptar pra kryeministrit Sali jane deshmi e qarte se i ploteson te gjitha kushtet per te qene president bordi i NASDAQ.

“Madje kjo duhet bere sa me shpejt, para se kongresmenet amerikane ta propozojne si kandidature per president te Shteteve te Bashkuara” theksoi nje specialist i burses.

Prandaj unanimisht bordi drejtues i NASDAQ vendosi si me poshte vijon:

NASDAQ i nderrohet emri ne SALDAQ

Kryeministrit Sali i propozohet posti i presidentit te SALDAQ

Rroga do te jete honorifikisht 1 milion dollare ne muaj

Pushimet verore presidenti i SALDAQ do ti beje ne plazhin e Florides qe i ngjan aq shume Dhermiut.

Keto vendime hyjne ne fuqi menjehere sapo presidenti i SALDAQ te kete miresine ti pranoje.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Haxhinasto: Toka jonë nuk i duron cibanët e huaj dhe pordhët europiane. Berisha: Trimi i xha Salos.

E-mail Print PDF

Sic dihet qeveria Berisha, më e sukseshme të gjitha epokave vazhdon të jetë nën persekutimet mizore të mediave llapaqene opozitare.

Pasi videos makabre që i montuan ish-kryeministrit Ilir Meta (paqja dhe dorëheqja qofshin mbi të) legjionarët e tërbuar të Edvin Ramës vunë në shënjestër një viktimë të pafajshme: Ministrin e Jashtëm Edmon Haxhinasto.

Mondi kryesonte delegacionin që përfaqësonte Shqipërinë në një takim me delegacionin që do të përfaqësonte Bashkimin Evropian, ku ndër ta ishin Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule dhe Miroslav Lajçak i dërguari i posaçëm i Katherinë Ashton për Ballkanin Perëndimor.

Pak minuta para se të fillonte një takim për marrëveshjen e  Stabilizim-Asoicimit mes BE dhe Shqipërisë, ministri Haxhinasto i është shprehur Maylinda Bregut duke i thënë “hadje dëgjo pordhët e këtyre tani”.

Menjëherë bishat e kuqe socialiste u vunë në veprim dhe shpërndanë videon nëpër gazetat e tyre online.

Informacione nga agjentë të Keshillit të Ministrave.org bënë të ditur se zotërinjtë Fyle dhe Lajcak kishin drekuar sëbashku para se të shkonin në takimin e delegacionit shqiptar dhe pjata e preferuar e asaj dite ishin groshët.

Sipas një Doktori të njohur në Shqipëri, thuhet se “procesi i konsumimit të groshëve shoqërohet me shkarkime gazrash” që në gjuhën popullore-parlamentare quhet “pordhë”.

Meqënëse Fyle dhe Lajcak nuk janë nga ata burra që i thonë gjërat haptazi, e vetmja gjë që pritej ishin të shkarkoni gazrat ose të bënin pordhë.

Prej vitesh këta lapanjozë e kokëpalarë europiane vetëm kritikojnë dhe na qortojnë për ca dava standartesh, pra vetëm na bëjnë pordhë.

Prandaj Haxhinasto me të drejtë u shpreh pastër dhe qartë se toka jonë nuk i duron cibanët e huaj dhe pordhët europiane.

Këshilli i Ministrave.org dëshiron të sqarojë se ministri Haxhinasto përfaqëson vullnetin e  qeverisë shqiptare e cila në këto 20 vjet ka kaluar nga suksesi në sukses, nga fitorja ne fitorje. Kemi arritur në pak vite ato që një Europë do ti arrinte pas shumë shekujsh prandaj u themi zotërinjve europianë “Mjaft na bëtë pordhë, se nuk durojmë dot më”.

Vetë kryeministri Berisha kur mori vesh fjalët e Haxhinastos, tha : Trimi i xha Salos.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Sqarim lidhur me lajmet e mediave se Berishën nuk e ka takuar askush ne Bruksel

E-mail Print PDF

Nja dy-tre gazeta antiqeveritare (që u hëngërt miu kabllin e korrentit) kanë publikuar lajme sikur kryeministrin Berisha nuk e kanë begenisur liderët e pranishëm në Bruksel në një takim të Partive Popullore.

Në pamje të parë duket sikur askush nga kryeministrat nuk ka dashur ta takojë Berishën por në fakt e vërteta është ndryshe pasi Berluskoni, Merkel apo vetë Barroso kanë dashur ta takojnë pa u parë nga të tjerët.

Të gjithë kërkoni një takim të vecantë me kryeministrin historik siamez të shqiptarëve pasi ishin kurioz të dinin se cili ishte sekreti i mosprekjes së Shqipërisë nga kriza.

Të gjithë donin të dinin se si mund të rriteshin rrogat nga muaji në muaj apo se si mund të lulëzojë një shtet që raportet e nxjerrin si të korruptuar, apo si tja hedhësh gjyqeve të videove e Gërdecave.

Por asnjë lider nuk ka dashur që të bjerë në sy të kolegëve europianë sikur po kërkonte këshilla nga Berisha.

Dhe kështu duke u ruajtur nga njëri-tjetri, asnjë kryeministër nuk pati mundësinë e artë dhe të florinjtë të takonte kryeministrin Sali. Këtë fakt, gazetat opozitare e publikuan sikur Berisha ka folur me vete ne Bruksel.

I vetmi që nuk pati turp ishte presidenti i Azerbajxhanit, i cili për inat të Europës, e ftoi kryeministrin Berisha për një vizitë në Azerbajxhan por përfitojmë nga rasti të themi se nuk është e vërtetë që presidenti i Azerbajxhanit ka kërkuar të marrë me qera Ristanin e KQZ.

Gjithsesi Këshilli i Ministrave.org thekson se kryeministri Berisha ka kontakt të vazhdueshëm me të gjithë homologët e tij europianë pasi të gjithë ata ja dinë adresën e tij personale në  Facebook.

Të mos harrojmë se vendimi i presidentit amerikan Obama për tërheqjen e trupave nga Afganistani u mor pas një konsulte disa orëshe ne Facebook me Komandantin Suprem të Gardave të Armatosura të Shqipërisë Gjeneral-Kolonel Sali Berisha.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Berisha: Për Elbasanin, refuzova ftesën në dasmën e Princit William

E-mail Print PDF

Kryeministri Berisha ka inaguruar nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Pasi u krye shpërthimi simbolik i hapjes së punimeve, Berisha kërkoi ndjesë që në këtë shpërthim mungonin Fat Mediu dhe Lul Basha si specialistë të tritolave dhe hapjeve të tuneleve.

“Kjo autostradë historike-siameze do të lidhë Tiranën me Elbasanin duke shkurtue rrugën me 50 minuta me qëllim une ta vizitoj qytetin tuej metalurgjikas të ballakumeve gjithnjë e më shpesh, pasi qëndrimin në kryeqytet ma ka ndalue byroja e fushatës së Bashës” u shpreh kryeministri.

“Elbasan o qytet në kërthizë të Shqipërisë. Për jue une kam refuzue ftesën e skraparliut Princit William si pjesëmarrës nderi në martesën e tij me demokraten e thekur Kate” deklaroi Berisha.

Sipas një zëdhënësi të kryeministrisë, Princi kërkoi të shtyhej dasma deri në përfundim të ceremonisë së inagurimit të punimeve, por Berisha ju lut Williamit që ta bënte zemrën gur dhe ta zhvillonte dasmën pa prezencën e kryeministrit historik siamez të kalorsit Sali rroftë Berisha.

“Humba një dasëm por fitova këtë festë me ju, edhe ju me mue e une me jue, se kena me fitueee” me këto fjalë Berisha mbylli ceremoninë e hapjes së punimeve të tunelit.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Basha: Noteri ngatërroi pasaportën shqiptare me atë amerikane sepse Berisha e ka bërë Shqipërinë si Americka

E-mail Print PDF

Disa media shpifarake (që u rëntë murtaja në tirazh) kanë publikuar disa dokumente mbi blerjen e shtëpisë nga Lulzim Basha dhe Aurela Isufi në Utrecht ku Lul Basha referohet nga noteri si mbajtës i një pasaporte amerikane.

Kandidati i qeverisë për Bashkinë e Tiranës Lul Basha pa vonuar fare, sapo kaluan tre ditë pasi këtyre publikimeve u ka dhënë përgjigjen e merituar pucistëve të bulevardit duke sqaruar se noteri hollandez ka bërë një lapsus duke ngatërruar pasaportën shqiptare me atë amerikane. Lul Basha ka bërë publike disa nga shkaqet që e bënë noterin të ngatërrohej.

“E para: Konsumi i marijuanës, kanabisit, është jo vetëm i ligjshëm në Hollandë, por edhe i detyrueshëm. Cdo noter para fillimit të punës, në vend të kafes së mëngjesit duhet patjetër të pijë një të dredhur. Dhe po flasim për mall hollandez që ta bën mendjen tallash e jo lazaratas që nuk bën dy lek” ka sqaruar Basha.

“E dyta: Sukseset e paimagjinueshme të qeverisë Berisha që e ka kthyer Shqipërinë në një Americkë në zemër të Europës, janë përhapur në të gjithë globin tokësor dhe detar. Dhe noteri i shkretë nuk e ka menduar gjatë se Ameicka dhe Shqipëria i janë dukur njëlloj” shtoi Lul Basha.

Më pas kandidati i qeverisë për kokëbashkiak ka shtuar se ndjen keqardhje për mediat shpifarake (që u hëngërt miu kabllin e korrentit) u morën me këto cështje që i përkasin privatësisë.

Nga shtabi erektoral i Lul-it bëhet e ditur se nga noteri i shkretë ka ardhur një sms në celularin LulBerryku i kërkon ndjesë patriotit të tij për lapsusin që shkaktoi.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Page 1 of 9

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  4 
  •  5 
  •  6 
  •  7 
  •  8 
  •  9 
  •  Next 
  •  End 
  • »

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...

Results