Lajme te fresketa:

Se shpejti ne kinema : Epoka e Berishnajave : Permbytja

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

 

Epoka e Berishnajave : Permbytja (SHKODER 2010 AD)

Nje film i jashtezakonshem, me plot skena reale dhe efekte speciale, me xhirime qe do t’ju lene pa fjale, pa gjume dhe pa asnje dysh…me falni, dhe qe pa asnje dyshim mbetet realizimi me i mire i te gjitha epokave.

Per kenaqesine tuaj, se shpejti ne te gjitha kinemate boterore, ‘Epoka e Berishnajave”, pjesa e katert dhe e fundit e sages se njohur “Epoka e Akullnajave”.

 

Me nje kast aktoresh me fame boterore, madje edhe me gjere, ku interpretojne Berisha si KryeMamuthi, Meta  Mamuthja.  Tigri si Jozefina, Lul Basha si Qelbesi dhe Genc Ruli  miu, vellezrit e Mamuthes.

“Epoka e Berishnajave” do t’ju bej te shkriheni gazit dhe njekohesisht te permbyteni ne lot. Nje film qe i ka te gjitha brenda, pasionin, aksionin, trillerin, romancen, komiken, tragjiken, tragjikomiken dhe aventuren, te vetmit qe mbeten jashte jane njerezit.

Ngjarjet zhvillohen ne nje vend te vogel, ku nje Mamuth mendon se eshte krejt vetem , nje Mamuthe e perkedhelur qe mendon se po ja lyp  mamuthi, nje Tiger i etur per mish por qe ka frike nga Mamuthi, nje Qelbes qe nuk shkon hic mire me Tigrin dhe dy Minjte qe jane vellezrit e Mamuthes dhe shpesh bezdisin Mamuthin e madh.

Papritur e pa kujtuar, per shkak te ngrohjes globale, dhe ndikimit te nje hene blu, nje dallge gjigande ngrihet nga toka dhe i sulet me rrembim detit duke permbytur c’te gjeje perpara.

Personazhi kryesor i filmit “mamuthi”, i cili vjen me zerin brilant te aktorit me te njohur te skenes shqiptare Sali Ram Berisha, prej te cilit merr emrin edhe filmi, ne vigjilje te vitit te ri, i detyruar nga nje aleance punisto-mafioze ka permbytur jo vetem spektatoret me lot, por edhe ata jashte sallave te kinemave.

“Epoka e Berishnajave” ka nje finale befasuese, ku “mamuthi”, “tigri” ose me sakte “tigresha” dhe “qelbesi” dhe “minjte”edhe pse te zhytur ne ujrat e piste deri ne fyt dalin me duar te pastra dhe te palagur. Ndersa te gjithe te lagurit, pas ikjes se dallges kthehen neper kasollet e tyre dhe ngrohen ne diell, pa e marre vesh kurre se nga, se dhe si i erdhi kjo fatkeqesi natyrore. Gjithsesi kafshet e pyllit ja dine per nder kryemamuthit qe i shpetoi.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results