Lajme te fresketa:

Ambasada shqiptare në Londër nuk ka fonde për festën e Clirimit. Berisha: Anglia nuk hoqi vizat për shqiptarët

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Për herë të parë që nga viti 1991 përfaqësia shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka organizuar asgjë me rastin e festës së Clirimit.

Këshilli i Ministrave.org sqaron se Ministria e Jashtme nuk i ka dhënë fonde ambasadës tonë për festën e Clirimit për këtë vit. Dhe jo sepse nuk ka buxhet pasi për festa paratë nuk mungojnë por derdhen si lumë.


Kryeministri rroftë Sali Berisha i ka cliruar shqiptarët nga vizat dhe nga Edvin Rama dhe kjo është festa e vërtetë.

Të gjitha shtetet e zonës Shengen ja plotësuan kërkesën kryeministrit tonë Berisha duke hequr vizat për shtetasit shqiptarë.

Por edhe me gjithë përpjekjet heroike historike siameze të kryeministrit Berisha, shteti mistrec i Anglisë nuk liberalizoi vizat me Shqipërinë.

“Ne e bëmë tonën, turpi i mbetet Anglisë” tha kryeministri Berisha.

Prandaj si dënim, Anglia nuk do të mundet të shijojë festën  e Clirimit deri në ditën kur të heqë vizat.

“Anglia të mos na shesë tangërllik se kanë Elizabetën. Sa për mbret jam vetë” deklaroi Berisha.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results