Lajme te fresketa:

Australia e përmbytur i kërkon ndihmë Berishës. Kryeministri: Të shpëtojmë cdo jetë kanguri

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Queensland në Australi është shteti më i prekur nga përmbytjet të cilat përvec dëmeve materialeve po shkaktojnë edhe viktima.

Pasi kishte dëgjuar për përmbytjet në Shqipëri dhe arritjet e qeverisë tonë për përballimin e tyre me sukses historik, Guvernatori i Queensland i ka dërguar menjëherë një sms kryeministrit Berisha ku i kërkonte të vinte dorën në zemër dhe të ndihmonte australianët.


Kryeministri Berisha në një mbledhje urgjente të Këshillit të Ministrave.org ka bërë një përshkrim të situatës së rënduar në Australi dhe ka bërë të ditur sms e ardhur nga guvernatori i Queenslandit.

“Përmbytjet natyrore jo vetëm që po i kalojmë pa pasoja por vit pas viti qeveria ka fituar aq eksperiencë sa që tashmë shtetet problematike po kërkojnë ndihmën tonë” u tha Berisha ministrave, madje vendet e zhvilluara si Shqipëria duhet të ndihmojnë vendet në nevojë si Australia të kalojnë këto momente të vështira.

Në kuadrin e nismës “E duam Australinë si e gjithë Shqipëria” kryeministri Berisha propozoi, miratoi dhe vendosi që :

  • Pjesa e fondeve të pa shpenzuara për banorët shkodranë tu dërgohej australianëve të shkretë.
  • Administrata, ashtu si edhe herë të tjera, të kontibuojë vullnetarisht duke dhuruar rrogën e Janarit pse jo edhe të Shkurtit.
  • Me vkm të Këshillit të Ministrave.org Shkodra do të binjakëzohet me Australinë.
  • Cdo banor shkodran do të strehojë në shtëpi një kangur pasi ato janë kafshë historike për kombin australianas.
  • Familjet që do të birësojnë kangur, do të përkrahen nga qeveria.
  • Këto vendime hyjnë në fuqi edhe pa u botuar në Fletoren Zyrtare.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results