Lajme te fresketa:

NASDAQ ndryshon emrin në SALDAQ. Berisha: Dhiz iz a mirakllë

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Endrra historike siameze e disa milione shqiptareve per te kqyrur kryeministrin Sali Berisha ne bursen e NASDAQ tashme eshte bere realitet. Ky premtimi me madhor i fushates qe nga viti 2005 qe u permbush me 20 Shtator me vullnetin e vete kreut te Keshillit te Ministrave.org

Qindra sms nga biznesmene amerikane ku Berisha lutej te vizitonte NASDAQ dhe ftesat  insistuese nga vete drejtuesit e burses e binden kryeministrin Sali te bente kete qoke meshire ku ne perfundim mbylli edhe bursen e cila nga gezimi i llahtarshem u mbyll me nje fitorje historike.


Pas largimit te kryeministrit Sali nga ambjentet e burses amerikane, bordi drejtues i NASDAQ ndikuar nga efekti cudiberes i Berishes, kane pleqeruar problemet e brendshme te burses, krizes boterore dhe ne fund te mbledhjes kane dale ne disa konkluzione.

NASDAQ i duhet nje drejtues qe di ti jap drejtim punes, nje njeri i sukseshem, praktik dhe mbi te gjitha person me ndergjegje dhe i ndershem. Pra bursa amerikane kerkon nje njeri qe punon shume dhe kerkon pak dhe ajo qe eshte me e rendesishme, te urreje korrupsionin dhe te kete prioritet rimekembjen e Amerikes.

Sukseset historike te liderrit siamez shqiptar pra kryeministrit Sali jane deshmi e qarte se i ploteson te gjitha kushtet per te qene president bordi i NASDAQ.

“Madje kjo duhet bere sa me shpejt, para se kongresmenet amerikane ta propozojne si kandidature per president te Shteteve te Bashkuara” theksoi nje specialist i burses.

Prandaj unanimisht bordi drejtues i NASDAQ vendosi si me poshte vijon:

NASDAQ i nderrohet emri ne SALDAQ

Kryeministrit Sali i propozohet posti i presidentit te SALDAQ

Rroga do te jete honorifikisht 1 milion dollare ne muaj

Pushimet verore presidenti i SALDAQ do ti beje ne plazhin e Florides qe i ngjan aq shume Dhermiut.

Keto vendime hyjne ne fuqi menjehere sapo presidenti i SALDAQ te kete miresine ti pranoje.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results