Lajme te fresketa:

Varferia


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Arrestohen dy kriminelë të rrezikshëm. Tentuan të helmonin me cadra minatorët e ngujuar

E-mail Print PDF

Pranë minatorëve të ngujuar që protestojnë ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre policia e kryeqytetit blu ka arritur të ndalojë me sukses dy aktivistë të Kuvendit Rinor të Shqipërisë.

Dy kodoshët janë arrestuar në flagrancë pasi ishin armatosur me cadra të helmuara me lëng kobrash.

Sipas tyre cadrat u duheshin minatorëve për të kaluar natën, por burime nga ana e policisë pohuan se ishte mjaft e rrezikshme të kalohej nata jashtë në Tiranë pasi Bashkia e dikurshme nuk ka bërë punën e saj sic duhet në zhdukjen e mushkonjave të llojit Salafele dhe Ristanfele.

Përderisa mushkonjat Salafele dhe Ristanfele kanë arritur të futen edhe brenda kutive të votave, ato nuk e kanë për gjë të futen brenda cadrave dhe të rrezikojnë jetën e minatorëve.


Një grup i posacëm hetimor po punon për zbulimin e origjinës së cadrave të minatorëve të cilat dyshohen se mund të jenë dhuruar nga kreu i opozitës Edvin Rama.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Berisha: Do ulim tarifat e celularëve. Sot mora vesh se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se Europa

E-mail Print PDF

Shqipëria ka një numër të madh të përdoruesve të telefonisë celulare dhe tarifat e bisedave apo të sms kanë qenë gjithmonë më të lartat se cilido shtet tjetër në rajon apo Europë.

Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave.org, vetë kryeministri Berisha publikoi një raport ku zbulohej se kompanitë celulare në Shqipëri aplikonin prej vitesh tarifa më të larta se vendet e tjera.

I gjithë ky aktivitet vjedhës ndaj konsumatorëve është zhvilluar që në fillim të vitetve ’90 pa dijeninë e kryeministrit Sali Berisha.

Në dosje gjendeshin prova të pastra se kreu i këtij organizimi korruptiv ishte pucisti Edvin Rama i cili i bënte presion kompanive të celularëve që të ngrenin cmimet vazhdimisht.

Berisha tha se vërtet shqiptarët kanë standart të lartë jetese dhe nuk plas fare për lekët e bisedave në celular por vjedhja quhet vjedhje, përvec raste kur ligji e interpreton ndryshe.

Duke filluar nga 1 Marsi, për të gjithë shqiptarët qeveria do tu bejë dhuratë uljen e cmimeve të telefonisë celulare.

Kryeministri Berisha tha se pucisti Edvin Rama ja doli mbanë tja mbante të fshehtë kreut të Keshillit të Ministrave.org këtë vjedhje me përmasa botërore.

Komisioni Hetimor Kryeministror ka nisur punën për zbulimin e bashkëpunëtorëve të Edvinit që dyshohet se janë kryeprokuroja Ina Rama dhe presidenti Bamir Topi.

Prandaj kompanitë e celularëve nuk dorëzuan asnjë nga tabulatet e pucistëve pasi edvinistët ishin kapot e këtyre kompanive.

Ulja e cmimeve do të sjellë kursim edhe në buxhetin e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave.org shumë urdhëra e direktiva të kryeministrit Berisha dërgohen me sms.

Kryeministri Berisha deklaroi se ulja e cmimeve është arritje historike siameze dhe është dhurata më e bukur e qeverisë vetëm dy muaj para zgjedhjeve të 8 Majit.

Për këtë ngjarje, do të organizohet një miting festiv me pjesëmarrjen e Shakirës, Rihannë dhe Ciljetës.

Pjesëmarrësit do të njoftohen me sms.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Pritet rritja e cmimit të bukës. Berisha: Do ushqehemi me bar jeshil biometrik

E-mail Print PDF

Sot paradite disa media antiqeveritare (që mos e pacin të gjatë) u përpoqën të përhapin panik në popull duke shkruar se pritet të rritet cmimi i bukës. Sipas statistikave nga SALSTAT, shqiptarët konsumojnë më shumë pizza dhe byrek më xhizë se sa bukë prandaj kjo rritje e cmimit të bukës është pritur me ndonjë interes kushedi se cfarë nga shqiptarët sidomos ata buxhetorë.

Kryeministri Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp e cila për arësye sigurie u realizua tek shkallët e pallatit.

“Mediat e Edvin Ramës duan të trembin popullin duke i thënë se do rritet cmimi i bukës. Kjo Nuk risi që nën udhëheqjen time, gjërat të pësojnë rritje. U rritën rrogat, pensionet, u rrit mirëqënja. Madje po rriten edhe nipat dhe mbesat e mia” deklaroi Berisha.

Më tej kryeministri sqaroi se nga vrulli i madh i rritjeve, po rriten edhe cmimet. Ky është fenomen perëndimor që ndodh vetëm në shtetet e zhvilluara reformatore demokratike që kanë sistem të ngjashëm me Shqipërinë.

“Edvini kërkon të trembë popullin tim berishdashës duke harruar se ky popull është mësuar të jetojë edhe me bar. Ndaj lajmet puciste se po do shtrenjtohet buka nuk hanë bukë në Shqipërinë time, dmth qeverinë time” u shpreh kryeministri.

Berisha sqaroi se kishte informata të sigurta nga Wikileaks se lopët, kuajt, gomerët dhe shumë kafshë barngrënëse nuk janë prekur kurrë nga kriza. Ndaj ekperienca e tyre bar-konsumuese duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga ministritë përkatëse.

Ndërkohë bëhet e ditur se Këshilli i Ministrave.org do të nisë të vërë në zbatim nismën historike të kryeministrit Berisha “Bar hamë, Berishën s’e brakstisim”.

Për të mbështetur këtë nismë historike siameze shumë shtete lindore aziatike dhe afrikane i kanë premtuar kryeministrit Berisha se do ta ndihmojnë duke eksportuar në Shqipëri sasi të mëdha bari të freskët të certifikuar ISO.

Kryeministri Berisha ka urdhëruar ministrin Bode qëtë sigurohet që jo vetëm bari të jetë jeshil dhe sidomos të jetë bio por edhe biometrik sic e kërkojnë standartet euroatlantike.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Invalidët garë-protestë në mbështetje të qeverisë për përmbytjet. “Gomone nuk kemi, por ju dhurojmë karrocat”

E-mail Print PDF
Disa invalidë kanë organizuar një protestë në formën e një gare me karroca në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë frenuar gozhdë para godinës së Këshillit të Ministrave.org.



Qëllimi i kësaj proteste ishte mbështetja pa asnjë hezitim i qeverisë dhe kryeministrit Berisha i cili fatkeqësisht po merret me fatin e keq të shkodranëve, dhe nuk pati mundësi ti përshëndeste pilotët me karroca nga dritarja e zyrës së tij.

Sipas kreut të protestës, invalidët kërkonin që ndihma ekonomike që u jepte qeveria tu shkonte vëllezërve shqiptarë në veri të vendit.

"Nuk na bën zemra të tërheqim milionat e ndihmës ekonomike nga arka e shtetit, në këtë moment të veshtirë për qeverinë. Gomone nuk kemi por ju dhurojmë karrocat tona për të përshpejtuar evakuimin e banorëve” u shpreh një nga garuesit.



Kur ka mësuar për mbështetjen e invalidëve, kryeministri Berisha është përlotur dhe ka propozuar të derdhin një minutë lotë për këtë iniciative.

Propozimi u hodh poshtë unanimisht nga KOP ose Komiteti i Orientimit të Përmbytjeve  të cilët i shpjeguan shefit të Këshillit të Ministrave.org se mjaft kontribute lotësh kishin nga shirat dhe lumenjtë.



Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Administratat publike refuzojnë shpërblimet e fundvitit. Liberazimi i vizave ishte dhurata më e madhe

E-mail Print PDF

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org lidhur me shpërblimet e fundvitit për administratën publike, kryeministri Berisha ka propozuar që të të gjithë punonjësit e shtetit të marrin nga 2 deri në 3 paga shpërblim.

Ministri Bode sapo ka dashur të thotë dicka, Berisha nuk e ka lënë të flasë duke i thënë se ka vendosur të shembë piramidën e thashethemeve se qeveria nuk ka para dhe po mbledh fonde për zgjedhjet lokale.

Lul Bashës i ndriti fytyra kur dëgjoi se për zgjedhje do të ketë para dhe gjeti kurajën ti shpjegojë kryeministrit se fonde ka sa të duash por administrata nuk pranon të marrë shpërblimet.

Berisha ka mbetur pak i habitur nga ky rebelim i administratës dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe ndëshkimin e autorëve por ministrat e kanë sqaruar se të gjithë punonjësit janë bërë bashkë dhe kanë firmosur një peticion ku shprehen vullnetarisht se nuk duan asnjë lek nga qeveria.

Liberalizimi i vizave dhe shembja e Piramidës së Edvinit janë dy dhuratat më të mëdha që kanë bërë qeveritë që nga koha e Ismail Qemalit (që i gjetshin eshtrat prehje kudo që ti ketë ato, deri në momentin që do ti kthejë në atdhe ministër Ferdi).

Berisha ka pyetur se cilat janë pasojat nëse Këshilli i Ministrave.org vendos tua japë shpërblimet me zor. Olldashi si më i informuar ka deklaruar se punonjësit do të hyjnë në grevë rrogash, që do të thotë se nuk do të marrin asnjë rrogë për muaj të tërë dhe se do të  bojkotojnë mitingjet elektorale të Majit.

Atëherë kryeministri Berisha është tërhequr, si rrallë herë në karrierrën tij dhe është shprehur se do të plotësojë cdo kërkesë të proletariatit administrativ.

Por ka theksuar se duan apo jo punonjësit, një 10 mijë lekësh sa për neps do ta marrin me urdhër.
“Anarshi në qeverinë time nuk dua” deklaroi kryeministri Berisha.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Page 1 of 3


Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135
  • «
  •  Start 
  •  Prev 
  •  1 
  •  2 
  •  3 
  •  Next 
  •  End 
  • »

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results