Lajme te fresketa:

Banorët e Velipojës nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e përmbytjeve. Qeveria: Do ti merrni lekët dyfish, bashkë me përmbytjet e 2011

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sipas një gazete të përditshme, disa banorë mistrecë të Velipojës kanë filluar të llapin poshtë e lart se gjoja qeveria nuk u ka dhënë dëmshpërblimet e përmbytjeve që ndodhën në zonat e veriut të Shqipërisë. 

Edhe pse ky qamet që përmbyti fshatra e qytete ishte i tëri faji i Edvin Ramës dhe opozitës, Këshilli i Ministrave.org u zotua se do tu jepte një më një të gjitha lekët e dëmeve të përmbytjeve që nga koha e Arkës së Votave të Noes.

Të japësh para për dëme që nuk janë shkaktuar nga ty, këtë e bën vetëm qeveria e kryeministrit Berisha, por kush ta di për nder.

Ministri i METE, z.Meta ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka bërë të ditura detajet e vonesës së parave të dëmshpërblimeve.

Banorët e Velipojës nuk i kanë marrë lekët, kjo ka një shkak madhor. Paratë janë dhënë me vendim të posacëm nga Këshilli i Ministrave.org por armiku i Partisë, bashkëpuntori i tradhëtarëve, Dritan Prifti i mori këto para dhe i futi në xhep.

"Kjo ishte edhe arësyeja që unë propozova shkarkimin e tij nga posti i ministrit" deklaroi zv/kryeministri.

Më pas Meta sqaroi se fakti që banorët nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet ka edhe një anë shumë të mirë dhe që është tërësisht në interesin e tyre.

Sepse sipas parashikimeve të një doktori të famshëm, në zonat e veriut do të ketë serisht përmbytje. Ndaj Këshilli i Ministrave.org ka menduar tu japë lekët edhe për përmbytjen e kaluar edhe për këtë që pritet të ndodhë pas pak muajve. Kështu që "një rrugë e dy punë" dhe banorët marrin një dorë të mirë lekësh të thata.

Madje Ministri i ri fringo i Ekonomisë Ilir Meta premton se do të jepen edhe përqindjet që do të kishin përfituar banorët po ti kishin futur në bankë.

Kjo është dhurata më e bukur që u jep qeveria dhe kryeministri me rastin e liberalizimit të vizave dhe festave të fund vitit.

Këshilli i Ministrave.org u sugjeron lekëmarrësve që me rastin e liberalizimit të vizave ne muajin Dhjetor, me të marrë paratë, të ikin me pushime në Karaibe ose Peskara, ndërkohë që e gjithë qeveria do përveshë mëngët për të hequr ujin me kova nga shtëpitë e zonave të përmbytura.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results