Lajme te fresketa:

Pritet rritja e cmimit të bukës. Berisha: Do ushqehemi me bar jeshil biometrik

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sot paradite disa media antiqeveritare (që mos e pacin të gjatë) u përpoqën të përhapin panik në popull duke shkruar se pritet të rritet cmimi i bukës. Sipas statistikave nga SALSTAT, shqiptarët konsumojnë më shumë pizza dhe byrek më xhizë se sa bukë prandaj kjo rritje e cmimit të bukës është pritur me ndonjë interes kushedi se cfarë nga shqiptarët sidomos ata buxhetorë.

Kryeministri Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp e cila për arësye sigurie u realizua tek shkallët e pallatit.

“Mediat e Edvin Ramës duan të trembin popullin duke i thënë se do rritet cmimi i bukës. Kjo Nuk risi që nën udhëheqjen time, gjërat të pësojnë rritje. U rritën rrogat, pensionet, u rrit mirëqënja. Madje po rriten edhe nipat dhe mbesat e mia” deklaroi Berisha.

Më tej kryeministri sqaroi se nga vrulli i madh i rritjeve, po rriten edhe cmimet. Ky është fenomen perëndimor që ndodh vetëm në shtetet e zhvilluara reformatore demokratike që kanë sistem të ngjashëm me Shqipërinë.

“Edvini kërkon të trembë popullin tim berishdashës duke harruar se ky popull është mësuar të jetojë edhe me bar. Ndaj lajmet puciste se po do shtrenjtohet buka nuk hanë bukë në Shqipërinë time, dmth qeverinë time” u shpreh kryeministri.

Berisha sqaroi se kishte informata të sigurta nga Wikileaks se lopët, kuajt, gomerët dhe shumë kafshë barngrënëse nuk janë prekur kurrë nga kriza. Ndaj ekperienca e tyre bar-konsumuese duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga ministritë përkatëse.

Ndërkohë bëhet e ditur se Këshilli i Ministrave.org do të nisë të vërë në zbatim nismën historike të kryeministrit Berisha “Bar hamë, Berishën s’e brakstisim”.

Për të mbështetur këtë nismë historike siameze shumë shtete lindore aziatike dhe afrikane i kanë premtuar kryeministrit Berisha se do ta ndihmojnë duke eksportuar në Shqipëri sasi të mëdha bari të freskët të certifikuar ISO.

Kryeministri Berisha ka urdhëruar ministrin Bode qëtë sigurohet që jo vetëm bari të jetë jeshil dhe sidomos të jetë bio por edhe biometrik sic e kërkojnë standartet euroatlantike.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results