Lajme te fresketa:

Varferia


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Rektori i UT denoncon vonesën e rrogave të pedagogëve. Berisha qorton rëndë Këshillin e Ministrave.org : Të zbatohet nisma ime “RROGA 1 EURO”

E-mail Print PDF

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule ka denoncuar vonesën disa ditore të rrogave për 1500 pedagogë dhe punonjës të univesitetit publik të Tiranës. Sipas Dhorit, ky ishte rast i paprecedent dhe i pakuptimtë nga ana e qeverisë.

Kryeministri Berisha menjëherë ka mbledhur Këshillin e Ministrave.org dhe ka kërkuar të dijë pse nuk janë dhënë rrogat.

Ministri i Rrogave dhe i Borxheve shpjegoi se bëhej fjalë vetëm për ca procedura elektronike që sollën vonesën e transfertave.

Shpërndarja e rrogave është tërësisht elektronike dhe e dixhitalizuar, por specialistët kishin ngatërruar passwordin dhe sistemi gabimisht ja kaloi rrogat e pedagogëve buxhetit special për inagurimet e spitaleve, rrugëve, etj.

“Pastaj a nuk është pasuria e vërtetë në jetë dija dhe jo paraja, por këta pedagogët e sotëm janë korruptuar nga Edvin Rama” tha ministri i pareve.

Berisha edhe pse në vetvete ishte dakort me parafolësin, qortoi të gjithë kabineti qeveritar për mungesë përkushtimi ndaj nismave kryeministrore dhe sidomos asaj më të rëndësishmen, “RROGA 1 EURO”

“Pse duhej të arrinte puna deri aty sa të protestohej në media? 1500 pedagogë, nga 1 Euro seicili bëjnë 1500 euro. A mos mendon njeri se qeveria më e sukseshme në historinë botërore ka mbetur për 1500 euro të qelbta? - qortoi kryeministri.

Vërtet po ja mbledhim rripat e buxhetit cdo institucioni shtetëror por kjo situatë nuk duhet të ndodhë më. Në të kundërt, ja ku po jua them që ato rroga do ti jap nga xhepi im, përfundoi Berisha.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Banorët e Velipojës nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e përmbytjeve. Qeveria: Do ti merrni lekët dyfish, bashkë me përmbytjet e 2011

E-mail Print PDF

Sipas një gazete të përditshme, disa banorë mistrecë të Velipojës kanë filluar të llapin poshtë e lart se gjoja qeveria nuk u ka dhënë dëmshpërblimet e përmbytjeve që ndodhën në zonat e veriut të Shqipërisë. 

Edhe pse ky qamet që përmbyti fshatra e qytete ishte i tëri faji i Edvin Ramës dhe opozitës, Këshilli i Ministrave.org u zotua se do tu jepte një më një të gjitha lekët e dëmeve të përmbytjeve që nga koha e Arkës së Votave të Noes.

Të japësh para për dëme që nuk janë shkaktuar nga ty, këtë e bën vetëm qeveria e kryeministrit Berisha, por kush ta di për nder.

Ministri i METE, z.Meta ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka bërë të ditura detajet e vonesës së parave të dëmshpërblimeve.

Banorët e Velipojës nuk i kanë marrë lekët, kjo ka një shkak madhor. Paratë janë dhënë me vendim të posacëm nga Këshilli i Ministrave.org por armiku i Partisë, bashkëpuntori i tradhëtarëve, Dritan Prifti i mori këto para dhe i futi në xhep.

"Kjo ishte edhe arësyeja që unë propozova shkarkimin e tij nga posti i ministrit" deklaroi zv/kryeministri.

Më pas Meta sqaroi se fakti që banorët nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet ka edhe një anë shumë të mirë dhe që është tërësisht në interesin e tyre.

Sepse sipas parashikimeve të një doktori të famshëm, në zonat e veriut do të ketë serisht përmbytje. Ndaj Këshilli i Ministrave.org ka menduar tu japë lekët edhe për përmbytjen e kaluar edhe për këtë që pritet të ndodhë pas pak muajve. Kështu që "një rrugë e dy punë" dhe banorët marrin një dorë të mirë lekësh të thata.

Madje Ministri i ri fringo i Ekonomisë Ilir Meta premton se do të jepen edhe përqindjet që do të kishin përfituar banorët po ti kishin futur në bankë.

Kjo është dhurata më e bukur që u jep qeveria dhe kryeministri me rastin e liberalizimit të vizave dhe festave të fund vitit.

Këshilli i Ministrave.org u sugjeron lekëmarrësve që me rastin e liberalizimit të vizave ne muajin Dhjetor, me të marrë paratë, të ikin me pushime në Karaibe ose Peskara, ndërkohë që e gjithë qeveria do përveshë mëngët për të hequr ujin me kova nga shtëpitë e zonave të përmbytura.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Rritja ekonomike po rrezikon Shqipërinë. Kryeministri Berisha kërkon ndihmën e BP për të bllokuar rritjen e mëtejshme

E-mail Print PDF

Shqipëria kryeson listat e shteteve më të forta ekonomikisht në botë. Kjo “mirakllë ov qeverejshën” u mundësua nga kryeministri Berisha dhe Këshilli i Ministrave.org të cilët punuan ditë e natë, më shumë natën se ditën, për ta bërë natën ditë.

Por mirëqenja e popullit tonë po vihet në vëmendjen e shteteve grabitqare në krizë, dhe që duan të përfitojnë nga rritja ekonomike e qeverisë, dmth e Shqipërisë. 

Rastet më flagrante janë ato të Gjykatës së Strasburgut e cila është vënë totalisht në shërbim të Edvin Ramës, dhe që i japin të drejtë pronarëve dhe ngarkojnë qeverinë të dëmshpërblejë. Kjo është aburde : të dëmshpërblesh pa shkaktuar dëm. Le pastaj raportet negative mbi punën e mrekullueshme të qeverisë.

Europa gjeloze për rritjen tonë ekonomike po tenton të na fundosë në mjerim.

Për tu dukur sikur qeveria nuk ka lekë, Këshilli i Ministrave.org mori miliona euro borxh, vetëm që Europa të na linte rehat por ata të mallkuar nuk ndalen.

Rritja ekonomike po përhapet në të gjithë Shqipërinë si njollë e keqe. Prandaj kryeministri Berisha ka menduar që përkohësisht ta frenojë rritjen ekonomike.

Këshilli i Ministrave.org ka kontaktuar me kompaninë BP, të cilët kanë pranuar të vijnë në Shqipëri për të mbyllur carjet në buxhet nga ku buron njolla e rritjes ekonomike që po pasuron shqiptarët. Berish Petroleum ose BP premton bllokimin e rritjes ekonomike brenda një kohe të shkurtër.

Sa për sy e faqe, për disa vjet shqiptarët do zhyten në borxhe, do marrin ushqime me lista dhe ti kthehen emigracionit. Madje edhe sikur të futeshim serish nëpër ambasada nuk është ide e keqe. Pensionistët do të luajnë rolin e gjynahqarëve duke shitur lule dhe camcakëzë nga blloku. Rrogëtarët do të mbushin me pallavra lagjet ku banojnë sikur gjasme gjoja jemi keq nga jetesa.

Këshilli i Ministrave.org garanton se nëse hiqemi si varfanjakë, Europa do na lërë rehat për ca kohë dhe nuk do na cajë veshët me vendime gjykatash strasburgiane, raporte negative, e më the e të thashë.

Këshilli i Ministrave.org i lutet popullit shqiptar që të hiqet sikur është i varfër dhe në emër të kryeministrit fuqiplotë Sali Berisha e falenderon për mirëkuptimin.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Vendim i Këshillit të Ministrave.org: Shqiptarët të deklarojnë pasurinë ashtu si ne, sepse pasuria nuk është turp

E-mail Print PDF

Shqipëria jo vetëm i mbijetoi krizës por në sajë të nismës së kryeministrit Berisha “Shqipëtar, mos rri po futja vrapit”, të gjithë së bashku po vrapojnë drejt jetesës sipas standarteve europiane. Këtë nuk e konfirmojnë vetëm të jashtmit por edhe të brendshmit të cilë nënvizojnë se kjo ishte një "Mirrakllë ov dhë qeverejshën Berishejshën".

Rritja e pensioneve dhe rrogave tashmë është nje realitet i prekshëm dhe i futshëm, dmth që futet në xhep. Mbajtja e premtimeve nga ana e qeverisë po kthehet në një rutinë të zakonshme.

Pensionistët dhe ata që hiqen si të papunë që tashmë bredhin kazinove të Monakos apo plazheve të Karaibeve, nuk ngurrojnë të falenderojnë Këshillin e Ministrave.org duke i uruar ta kenë sa më të gjatë ymrin.

Por ndërkombëtarët kanë nisur të shqetësohen nga këto qarkullime parash. Europianët, edhe pse me një zili të shfrenuar, janë dakort që pensionistët apo rrogëtarët e djeshëm sot të jenë pronarë pularish dhe të arkëtojnë miliona por këto duhet të deklarohen, pasi sic thotë në fjalë e urtë kanadeze “Shqipëria pranë Europës së uruar – më pasuri dhe pension të deklaruar”.

Vetë kryeministri Berisha në një mbledhje të Këshillit të Ministrave.org u shpreh se deklarimi i pasurisë është obligim për cdo besimtar europian. Ne vetë si qeveri i kemi bërë publike varfëritë tona. Na i prishi qejfin ndonjë Prift por një dru i shtrembër nuk e prish stivën e qeverisë.

Unë vetë, tha kryeministri Berisha, këtë rrogë kam, prandaj i bëj hyzmet. Por ama e deklaroj, sepse i përmbahem nismës “me Deklarata të Pastra”.

Kështu që “Populli në këmbe – Partia në ballë” pasi partisë i erdhi rradha e këtij kodosh populli që nuk ka të ngopur nga paratë dhe i vjen zor ta deklarojë.

Këshilli i Ministrave.org përfiton nga rasti të sqarojë pensionistët, rrogëtarët dhe ata dembelat që rrinë tek Partizani i Panjohur, se deklarimi i pasurisë i nevojitet edhe vetë qeverisë për të llogaritur se sa para janë hedhur në popull.

Sepse nga gëzimi i madh për të rritur pensionet dhe rrogat, askush nuk mbajti fatura pë të ditur kot për kuriozitet se sa miliarda euro u harxhuan nga buxheti për të shkuar në xhepat e pensionistëve.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Opozita manipulon raportin e EUROSTAT duke e nxjerrë Shqipërinë të fundit në Europë

E-mail Print PDF

Publikimi i një raporti të EUROSTAT nga Komisioni Europian, që Shqipëria tashmë është prezente në listën e kombeve më të pasura të Europës, ka gëzuar zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Arritjet e qeverisë tonë nuk i mbulon dot Edvin Rama, i cili sapo mori shuplakën e fundit nga raporti i EUROSTAT  i cili shpreh statistikat mbi Fuqinë Blerëse dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto për shtetet europiane, përfshi edhe Shqipërinë Blu e cila po vrapon drejt mirëqënjes absolute.

Fakti që emigrantët shqiptarë po kthehen në atdhe është një tregues se Shqipëria është bërë simbol i bollëkut.

Opozita e Edvin Ramës është bërë si e cmendur nga gjelozia e kuqe duke shpifur poshtë e lartë se sipas raportit, Shqipëria qenka e fundit në listë.

Këshilli i Ministrave.org është njoftuar se nga opozita janë bërë përpjekje për të dezinformuar popullin duke u treguar një kopje të manipuluar të raportit duke e nxjerrë Shqipërinë në vend të fundit dhe Luksemburgun në vendin e parë.

Edvin Rama harron se pak kohë më parë kryeministri Sali Rrofte Berisha bëri të ditur se Shqipëria Blu ishte në 10 vendet me ekonominë më të lartë në Europë.

Në fakt raporti ishte për 10 shtete të botës por Edvin Rama arriti të korruptonte bordin që pregatiti raportin dhe ata pasi morën rryshfet deklaruan se Shqipëria është në 10 europiane dhe jo në atë botërore.

Këshilli i Ministrave.org bën publike të dyja kopjet e raportit, atë të manipuluar dhe atë origjinal (shih figurën poshtë) që populli të bëjë vetë dallimin dhe të shohë se është shkruar e zeza në të bardhë, ku Shqipëria jonë është në krye të listë dhe Luksemburgu në të fundit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

Page 2 of 3


Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 129

Warning: Illegal string offset 'active' in /home2/clubzone/public_html/keshilliministrave.org/templates/ja_teline_iii/html/pagination.php on line 135

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results